fbpx

Bardhi paralajmëron kryebashkiakun e Vaut të Dejës: Kemi prova!

babani1.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të bëhen publike faktet që tregojnë se kryebashkiaku i Vaut të Dejës ka probleme me drejtësinë.

“Ajo që unë garantoj është se zotëria, është e vërtetë që nuk ka asnjë gjobë ndoshta, por akuza s’ka të bëjë me biznesin por ka të bëjë me probleme të rënda në të kaluarën me ligjin penal. Të paktën në dy shtete, Itali dhe Maqedoni e Veriut. Ne në ditët në vijim do ti bëjmë transparencë opinionit publik lidhur me këtë rast”, deklaroi Bardhi

Po a i ka pasur këtë të dhëna Partia Demokratike para 30 qershorit?

“Nuk i kemi pasur këto të dhëna para 30 qershorit. Nëse do ti kishim para 30 qershorit do ti kishim bërë publike para 30 qershorit. Ne momentin që kemi vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme që një kandidat për kryetar bashkie dhe është subjekt i ligjit të dekriminalizimit kemi bërë transparencë. Nëse do të kishim përpara 30 qershorit do ti kishim bërë ato publike”, u shpreh numri dy i PD.

Bardhi pranoi se të dhënat për kandidatët e Ramës janë marrë në rrugë jozyrtare, por garantoi se çdo provë ndaj tyre është autentike dhe e siguruar në mënyrë të ligjshme.

“Ne kemi pranuar dhe pranojmë se informacionet i kemi marrë në rrugë jozyrtare, në rrugë zyrtare i ka marrë vetëm kryeministri që i mban në sirtarët e tij. Kjo do të thotë se çdo material është autentik dhe është marrë në formë të ligjshme. Shqipëria ka miq të shkëlqyer, ka miq në të gjithë botën që duan që krimi i organizuar të mos marrë pushtetet të inkriminuar në Shqipëri. Partnerët ndërkombëtarë na kanë ndihmuar. Ju duhet të dini se unë nuk kam akses në sistemet e mbajtjes së të dhënave kriminale në Itali, Gjermani, Holandë”, siguroi sekretari i përgjithshëm demokrat.

Duke u bazuar në të dhënat që ka në verifikim nga selia blu, Bardhi konfirmoi se Babani nuk është rasti i fundit që ka probleme me ligjin penal.

“Zotëria (Mark Babani) nuk është i fundit, kemi raste të tjera në verifikim. Kemi mbledhur dhe mbledhim informacioni çdo ditë për kandidatët e PS në bashkitë e tjera dhe bëjmë publik atë që është e verifikuar. Nuk është një i katërt, janë më shumë se një i katër. Ka indicia të forta për disa kandidatë. Jemi në pritje të informacioneve”, ka thënë Bardhi për A2cnn.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303