fbpx

Barnier: Çështja Brexit tashmë është në dorë të britanikëve

Brexit-2.jpg

Brukseli i shuajti shpresat për arritjen e një kompromisi për Brexit, me arsyetimin se kishte bërë mjaft lëshime dhe se tashmë u takonte britanikëve për të hedhur hapat e nevojshme për të nxjerrë nga ngërçi këtë çështje. Kryenegociatori për BE-në, Michel Barnier deklaroi për median në nisje të një takimi me ambasadorët e 27 vendeve në Bruksel se ishin bërë propozime konstruktive për Brexit.

‘’Ne diskutuam gjatë gjithë fundjavës dhe tashmë diskutimet, negociatat janë mes qeverisë dhe Parlamentit në Londër’’, shtoi ai.

Dy muaj më parë, parlamenti britanik kundërshtoi me shumicë të theksuar marrëveshjen e divorcit të arritur në fund të nëntorit nga kryeministrja britanike, Theresa May me Brukselin, duke e rikthyer atë në tryezën e negociatave.

Deputetët po përgatiten të votojnë për herë të dytë marrëveshjen e tërheqjes këtë të martë. Pritet që ligjvënësit ta rrëzojnë marrëveshjen, pasi kryeministrja britanike nuk i siguroi ndryshimet e premtuara, sidomos për  kufirin irlandez./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303