fbpx

Basha: 60 shqiptarë vdiqën në një javë, Rama dëfrehet në Instagram

bashaaaaaa.png

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar edhe njëherë kryeministrin Edi Rama për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, ndërsa kryeministri sipas kryedemokratit dëfrehet duke bërë meme në Instagram.

“Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!”, shkruan Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303