fbpx

Basha akuzon Veliajn për shpifje te emisioni Fevziut, zbardhet padia e kreut të PD

gjykate.png

Kryeopozitari Lulzim Basha dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj do të përballen në Gjykatës. PD pretendon se Erjon Veliaj ka shpifur kundrejt kryedemokratit, me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe imazhit në mënyrë të qëllimshme të tij.

“Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht drejtues i fushatës zgjedhore për qarkun Tiranë për Partinë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Me 24.09.2020 ka qenë i ftuar në emisionin “OPINION” në televizionin kombëtar “KLAN”, një nga emisionet me shikueshmëri më të lartë në vend.

Që në fillim të intervistës, në bashkëbisedimin me gazetarin Blendi Fevzi ku ndër të tjera citon se:

“Veliaj: Një njeri i thjeshtë Blend, në momentin që shikon që në kohë tërmeti kryetari i opozitës u bë me katër shtëpi, ai thotë ta provoj dhe unë një herë fatin.

Fevziu: Hë tani dhe ti se këto janë, … janë shaka tani…

Veliaj: … se ndoshta, ta mbaroj, … se ndoshta ai thotë kur i ecën këtij dhe në kohë fatkeqësie ky përfiton, pse të mos përfitoj edhe unë i shkreti, unë thotë jam nga komuniteti rom, i përndjekur tërë jetën, mora një qira, po mund të më japin dhe një gjë edhe këta

Fevziu: Kjo nuk është mënyra më e mirë për të folur duke akuzuar kryetarin e opozitës me një fjalë të lëshuar këtu apo aty kur s’është e vërtetë

Veliaj: Sepse … sepse … sepse kultura e shpifjes dhe kultura e përdorimit të njerëzve është një kulturë që duhet ndaluar

Fevziu: Po, jam shumë dakord me ju, por ka vetëm një problem që i do ndaluar gjithsecilit jo shpifja kur e bën tjetri, ty të duket e ndaluar

Veliaj: Unë të gjitha shpifjet i kam çuar në gjykatë, unë hyj te ata politikanë që kam mbushur shumicën e shkollave të Tiranës me kompjutera që blihen me paratë e shpifjes

Fevziu: Por duhet pasur parasysh që dhe vetë, kur flet vetë, të mundohesh mos shpifësh për të tjerët

Veliaj: Patjetër, patjetër, unë jam gati ti provoj edhe dy vilat tek ëëëë ëëëë ëëëë Long Hill edhe dy vilat në nëëë Lalëz, edhe pallatin që s’është dëmtuar dhe që u gënjye që është dëmtuar pallati i liderit të opozitës nuk është i vërtetë, ka akt konstatim, edhe katet pa leje jam gati ti vërtetoj. Unë s’jam çuar asnjëherë në gjykatë për shpifje se nuk gënjej. Këtë qytet e njoh me çdo pëllëmbë të dorës. Ajo që jam duke thënë është që kam provuar, kishte tre raste denoncimi Partia Demokratike, ti kam provuar si të gënjeshtërta””.

“Këto faktet të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme duke qenë se viktima akuzuese është Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia më e madhe opozitare në vend ndërkohë që i akuzuari duke qenë Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht drejtues i fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e vitit 2021, të gjitha këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve për të përfituar personalisht dhe për Partinë Socialiste. Qëllimi i shpifjeve është që të barazojë në perceptimin e publikut, viktimën akuzuese si kryetar i Partisë Demokratike, me përfituesit nga fondet publike që sipas tij abuzojnë me këtë fakt (edhe pse për rastet që referon i akuzuari nuk ka përfitime të tilla as nga qytetarët) apo me ndërtuesit pa leje”, thuhet në padi.

Deklarimi Veliajt, përbën një pretendim fakti, i cili në vetvete në mënyrën si është formuluar, përbën një akuzë tejet serioze, konkretisht se viktima akuzuese Lulzim Basha ka përfituar për shkak të fatkeqësive (tërmeti apo pandemia), duke i vene këto pretendime fakti në kontekstin e një ngjarjeje kriminale. Në deklarimet e tij, i akuzuari Erion Veliaj përdor në drejtim të viktimës akuzuese shprehje të tilla si “përfitues”, apo si shkelës ligji duke ndërtuar pa leje, shprehje te cilat nuk janë hipotetike, por janë akuza konkrete. Këtë pjesë të deklarimit të të akuzuarit, viktima akuzuese e konsideron si “Shpifje” të kryer botërisht ndaj tij, vepër penale e parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303