Basha apel Këshillit Europian, opozita rikonfirmon kërkesën për hapjen e negociatave

PD dhe opozita e bashkuar rikonfirmon edhe një herë kërkesën e saj ndaj Këshillit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën,nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPP Group për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë”, shkruan Basha në Twitter.