fbpx

Basha: Asnjë kompromis me Rilindjen

basha3.jpg

Lulzim Basha përjashtoi kategorikisht çdo lloj kompromisi me atë që e quajti “organizata kriminale e Rilindjes”.

“Zgjidhja politike që duam të arrijmë ne nuk është thjesht një kompromis politik me mazhorancën. Por, një zgjidhje e vërtetë politike që të diktojë ndarjen një herë e përgjithmonë nga ajo që na ka bërë dele të zezë të Evropës, pa zgjedhje të lira, me drejtësi të paralizuar, me institucione të kapura. Nuk do të ketë kompromis, por do të ketë zgjidhje politike. Nuk do të ketë partneritet me të keqen, por zgjidhje politike dhe kjo zgjidhje politike nuk do të jetë organizata kriminale e Rilindjes, por Partia Socialiste, e cila në këtë moment duket si skizofreni. Unë kam besim të madh që ashtu siç janë dëmtuar interesat e shqiptarëve në përgjithësi, janë dëmtuar edhe interesat e socialistëve që nuk përfaqësohen nga kriminelët, trafikantët, nga një kryeministër pa politika ekonomike, nga emigracioni rekord”, deklaroi Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *