fbpx

Basha bën deklarata bombë: Të njohurit e mi kanë humbur njerëz nga covid dhe janë raportuar

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka bërë sot një deklaratë shumë të fortë dhe tronditëse. Teksa ka folur për statistikat e të prekurve me koronavirus në Shqipëri, Basha tha se ato nuk janë pasqyrë e vërtetë e realitetit të përhapjes së infeksionit.

Gjatë një interviste në “Euroneës Albania”, Basha tha se njerës të njohur të tij kanë humbur të afërm nga Covid-19 si dhe janë infektuar, por nuk figurojnë të raportuar te të dhënat e qeverisë.

“Të testohet personeli shëndetësor, të testohen mjekët dhe infermierët, të testohen punonjësit e policisë, administrata, punonjësit e medias, bukëpjekësit. Pra njerëzit që janë më shumë të ekspozuar duhet të testohen jo vetëm një herë por disa herë.

Testimi do të na tregojë përmasat e vërteta të infeksionit. Unë vetë di raste të të njohurve të mi ku ka patur fatkeqësisht edhe ndarje nga jeta për shkak të Covid-it edhe infeksione për shkak të Covid të cilët nuk figurojnë të raportuar. Pra qartësisht ajo që kemi zyrtarisht përpara nuk është përmasa e vërtetë”, tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike.