fbpx

Basha del me mesazhin e fortë: Duhet vettingu në politikë që…

lulzim-basha332323232-770x391.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar shifrat, që sipas tij faktojnë kapjen e shtetit dhe që ka arritur nivelin më të lartë në rajon.  Për këtë arsye, kryedemokrati ka theksuar edhe njëherë nevojën për vetting në politikë.

“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve.

Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet #vettingnëpolitikë

Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare,” shkruan Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303