29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Basha dhe Kryemadhi i bashkohen protestës te Kryeministria

spot_img

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë dalë nga selitë e partive të tyre për t`iu bashkuar protestës që ka nisur në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Në prononcimin e tyre për media, Kryemadhi dhe Basha kanë kërkuar një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

“Çdo ditë që Rama qëndron në pushtet është ditë e zezë. Shqiptarët po kuptojë se e keqja më e madhe është përfaqësuesi i krimit. Janë qytetaret që vendosin se sa do të zgjasë protesta. Ish deputetët e opozitës janë qytetar dhe ne sot jemi qytetarë të thjeshtë. Ne jemi përfaqësues të atyre njerëzve që duan taksa më të ulëta, duan shëndetësi me standarde evropiane. Sot nis një etapë e re”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë është vendosur një kordon policor para Kryeministrisë për çdo gjë që mund të ndodhë.

Pritet që shumë qytetarë të ngjiten në podium dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë së Ramës./real-news.tv

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/853997561617741/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat