Basha dhe Kryemadhi, takim me delegacionin e PE

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po zhvillojnë një takim me delegacionin e PE, të cilët mbërritën ditën e sotme në Tiranë. Pjesë e delegacionit janë 7 eurodeputetët Tunne Kelam, Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

Kreu i delegacionit, Tunne Kelam është shprehur se opozita dhe qeveria duhet të zgjidhin situatën e krijuar kohët e fundit. Mendohet se në takim do të flitet për djegien e mandateve dhe protestat e opozitës, të cilat nuk kanë qenë edhe aq paqësore. Menjëherë pas takimit, Basha ka paralajmëruar konferencë për shtyp.

Pas Bashës dhe Kryemadhit, delegacioni pritet të takojë Ramën, Cakajn dhe Lleshajn./real-news.tv