fbpx

Basha: Disa qytetarë janë përzënë nga çadrat, janë lënë rrugëve me fëmijë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar nga rrjeti social Facebook se në takimin me qytetarët e Durrësit disa i kanë thënë se janë përzënë nga çadrat te stadiumi dhe janë lënë rrugëve.

Basha shkruan se edhe pse kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti, ende nuk ka nisur puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme.

“Në lagjen 18 në Durrës disa banorë më treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta.

Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël.”, shkruan Basha.

Ai bën thirrje që të alokohen sa më shpejtë fonde për tu ardhur në ndihmë qytetarëve ndërkohë që paratë e taksave të tyre sipas Bashës “shkojnë tek 10 oligarkë.”