Basha dolli për gazetarët në 28-vjetorin e RD

Gazeta “Rilindja Demokratike” ka kremtuar ditën e sotme 28-vjetorin e themelimit të saj.

Gjatë ceremonisë së organizuar e mori fjalën edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha vendosi të ngrejë një dolli për të gjithë gazetarët dhe pati edhe një këshillë për ta.

“Uroj të gjithë gazetarët ta mbushim këtë gotë, jo me të zezat që ky regjim ka derdhur ndaj mediave, por me të mirat dhe qëndresën e tyre. Garantoj në emër të PD se do jemi krah tyre.

Nuk ka vijë ndarëse midis dallëndyshes së parë të fjalës së lirë, RD dhe çdo gazetari që vazhdon të ushtrojë këtë mision fisnik dhe sfidues. Duke ju garantuar për mbështetjen tonë totale, në të gjithë betejat personale, institucionale kombëtare dhe ndërkombëtare më lejoni të ngre një gotë për shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja, në nderim të profesionit tuaj fisnik.

Qoftë ky një shembull për të gjithë gazetarët e vendit. Një vit të mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një vit të mbarë për lirinë e medias,” tha Basha. /real-news.tv/

Lër një koment