Basha e kërcënon, Rama i përgjigjet, i nxjerr fotot nga Shkodra

Teksa  Partia Demokratike dega Shkodër ka paralajmëruar protesta ditën e hënë, duke i bërë dhe  thirrje publike kryeministrit Edi Rama t’i mbajë duart larg nga Shkodra, për të mos e shndërruar kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë përplasjesh, Kryeministri bën veprimin e radhës. Në një status në rrjetin social Facebook, Rama njofton se rruga Shkodër-Velipojë është drejt përfundimit, ndërsa iu sjell qytetarëve disa foto nga aksi rrugor.

Statusi i Ramës:

Drejt përfundimit rruga Shkodër – Velipojë, një tjetër aks turistik i shumëpremtuar dhe i shumëpritur për 30 vjet, i cili do të pasohet nga aksi tjetër strategjik për zhvillimin e turizmit në bregun e Adriatikut, Velipojë – Shëngjin😁