fbpx

Basha e krahason Ramën me Robert Çamçakëzin dhe plas deklaratën e fortë: U ka dhënë…

Basha-ok-1-768x539.png

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një tjetër konferencë me gazetarët i ka rikujtuar Edi Ramës, planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike.

Basha e ka krahasuar Ramën me Robert Çamçakëzin, personazh i filmave të realizmit socialist.

“Edi Rama është Robert Çamçakëzi, nuk mund të shkojë nga një kaniter në një kantier, dhe të thojë që nuk e njeh planin me 5 pika të PD-së”, tha Basha.

”Unë nuk do te lodhem së kujtuari detyrat dhe përgjegjësitë që qeveria ka përballë shqiptarë. Paratë e taksave të shqiptarëve vazhdojnë të shpërdorohen nga një grusht oligarkësh.

Çdo vuajtje shtesë për shqiptarët gjatë këtyre muajve nuk vjen vetëm prej pandemisë, por vjen nga Edi Rama dhe skemat e tij të korrupsionit, deri në këtë moment 75 milion euro u janë paguar inceneratorëve”, u shpreh Basha.

Basha tha se është e papranueshme që nga ana e qeverisë nuk ka asnjë reagim, pas denoncimit të bërë dje prej tij se në dy spitalet Covid nuk ka më vende të lira.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303