Basha e la pa post, reagimi i Grida Dumës

Kryetari i Partisë Demokratike propozoi sot të gjithë emrat e ekipit të ri drejtues të PD-së.

Kryedemokrati vendosi të bëjë disa ndryshime, një prej tyre, shkrirja e postit të Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, post të cilin e mbante Grida Duma.

Duma ishte e ftuar sonte në “Zonë e Lirë” dhe është pyetur nga gazetari Arian Çani në lidhje me këtë gjë.

“Unë jam njeri super i vlerësuar në PD. Besoj që me kontributin që kam do të votohem nesër në Kryesi. Nuk kam asnjë nevojë për motivim partiak, por vlerësohem nga demokratët dhe punoj për ta”, ishte përgjigja e deputetes Grida Duma.