Basha e zbulon: Ja kujt i drejtohet Kim për tradhtinë e reformës në Drejtësi

Bashaaaa-600x360.jpg

Duke folur për deklaratat e fundit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendit tonë për një tradhëti të mundshme të reformës në drejtësi, kryeopozitari Lulzim Basha tha se këto deklarata i janë drejtuar atyre që kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment që drejtësia do të bëjë detyrën.

“I drejtohet atyre që kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment që drejtësia do të bëjë detyrën. Ata që i tremben 339 janë arsyeja e vetme pse shqiptarët kanë një paketë ndihmë më të vogël. Edi Rama zgjedh që shqiptarët t’i paguajë sa 1/3 që paguan i Kosova në këtë situatë pandemie, ndërsa oligarkët vazhdon ti paguajë njësoj.

Githashtu kryedemokrati Basha u shpreh se tashmë qeveria është në një marrëdhënie të pandashme nga mafia. “Kur merr kaparin ose do të bësh detyrën ose do të hash plumbin. Kanë marrë kaparin pjesën e tyre dhe dinë fare që do të rrahin qytetarët”, tha Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303