Basha flet për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, tregon hapur se kush e qëlloi me kallash

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur nga Shkodra ku ka cekur pak edhe atentatin ndaj prokurorit Ndoj.

Ai ka bërë me dije se personat që e kanë qëlluar atë me kallash janë nga qeveria e Ramës.

“A e patë se çfarë bëri Rama në Shkodër, vuri një person që e kapte dekriminalizimi. Ashtu veproi edhe në Vorë me Agim Kajmakun, edhe në Vaun e Dedës me Mark Babanin. Shqiptarët shkëlqejnë kudo, ndërsa këta zgjedhin kriminelët në krye. Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që  kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t’i prekë në interesa”, tha Basha.