fbpx

Basha flet për kërcënime, zbulon deputetin me pistoletë

auto_basha1559926427.jpg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, bëri me dije një kërcënim që ka marrë verën që shkoi nga deputeti Rrahman Rraja.

Sipas Bashës, Rraja me revole në xhep kërcënonte për zgjedhjet dhe përdorte skemën e blerjes së tyre.

Basha theksoi se përgjimet e publikuara nga “Bild” i treguan botës njollën e zezë të krimit të lidhur me Partinë Socialiste.

“Të dashur bashkëqytetarë vjet në verë kaloi pa shumë vëmendje një ngjarje në dukje banale. Lulzim Basha ta provojë në zgjedhje kërcënoi Rrahman Rraja. Rraja nuk e fshehu rrevolen me të cilën kërcënonte për zgjedhjet dhe përdorte skemën e blerjes së tyre. Me Edi Ramën është vërtetuar blerja e votave dhe ai nuk mund të bëjë zgjedhje pa vjedhje. Përgjimet e publikuara nga “Bild” i treguan tërë botës njollën e zezë të krimit të lidhur me PS-në”,- ka përmendur Basha./

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303