fbpx

Basha flet për majën e ajsbergut dhe skandale të reja

Screenshot_3-28.png

Kreu i PD, Lulzim Basha

Në një konferencë për shtyp përballë gazetarëve, Basha ka kërkuar hetimin dhe burgosjen e Vangjush Dakos. Kryedemokrati nuk ka “harruar” të përmendë dhe emrat e Taulant Ballës, drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu si dhe eksponentëve të tjerë të qeverisë, që sipas tij duhet të hetohen për lidhjet me krimin, e më pas të burgosen.

“Në vend të shtabeve, Rilindja krijoi organizata kriminale që të manipulojë zgjedhjet. Këto shtabe kriminale kanë pasur objektiva të qarta që përbëhen nga drejtues të lartë të PS. Edhe po të lëmë mënjanë Rroshin, Ndokën, të gjithë personat e tjerë janë faktuar për lidhjet me krimin. Xhafaj edhe pse dha dorëheqje, duhet të hetohet. Madje edhe Ardi Veliu.  PD dhe opozitës i ka ngelur në çark Ardi Veliu.

Vangjush Dako duhet të arrestohet. As Dako, as Rroshi, as Ndoka, e Gent Daja dhe as eksponentët e tjerë të dosjes 339 nuk hetohen në liri. Përgjimet që janë bërë publike, janë vetëm maja e Ajsbergut, me qëllim që të mbahet në kontroll situata. Dako është kriminel i mirëfilltë që ka bashkëpunuar me krimin për para.

Balla duhet të merret i pandehur. Nga bashkëpunimi me Edmond Begon, deri tek çështja e ‘Toyota Yaris’, tek çështja ‘Xhisiela’ apo dhe bashkëpunimi me bandat e Elbasanit. Janë akuza të bazuara në fakte dhe prova e përgjime, që duhet të hetohen deri në një”-tha Basha.

Një fjalë kryedemokrati e ka patur dhe për ish Ministrin Tahiri, i cili ditën e djeshme paralajmëroi se së shpejti do të japë lajme të forta në lidhje me pafajësinë e tij. (Tahiri prej muajsh hetohet për trafik ndërkombëtar të drogës dhe lidhje me grupin kriminal të Habilajve)

“Tahiri duhet të hetohet në thellësi dhe ta heqin nga mendja që të hetohet për vepra të lehta. Pasi duhet të hetohet për trafik droge. Ai ka qenë eksponent për trafikun e drogës dhe këtë nuk e mbulon dot askush”, tha Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *