Basha flet për protestat: Kjo nuk është një betejë për…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në një takim me strukturat në Fier lidhur me protestat e opozitës.

Ai u shpreh se protestat e opozitës janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa

“Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si protestuesit pro-europianë. Meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim”, nënvizoi Basha.

Më tej, kryedemokrati tha se tubimet nuk bëhen për pushtet personal.

“Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, vijoi më tutje ai./real-news.tv