Basha: Hajduti psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin

basha-7.jpg

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me hetimet për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri

Ai fajëson Ramën, ku shkruan se ai e mbron atë sicc ka bërë me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon për të mbajtur pushtetin.

“Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin ai e merr dhe e mban vetëm me krimin.

Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes: “Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet.

Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq” shkruan Basha në Facebook.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303