fbpx

Basha i bashkohet protestës, ka një thirrje të fortë për qytetarët e Tiranës

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve, të cilët ndodhen në afërsi të tashmë atij që ishte Teatri Kombëtar i Shqipërisë.

Basha u shpreh se, është në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa paralajmëroi se, kiushdo që ushtron dhunë do të përgjigjet.

“Prania ime dhe e opozitës është detyrë. Ata që kryejnë dhunë barbare do marrin përgjigjen e merituar. As do harrohen e as do falen. Do vazhdojmë me protestë. Ata që kanë ushtruar dhunë do të japin llogari. Sinjal të qartë, sa herë që qytetarët preken, rrihen, PD dhe opozita do të jetë pranë tyre. Këtu ështzë bllokuar demokracia, liria, buka e gojës. Ky regjim nuk njeh ligj.

Non stop jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrit. Nuk ka rrezik më të madh se Ramavirusi”, tha Basha.

“Qytetarët e Tiranës të derdhen këtu! Koronavirusi nuk është asgjë në krahasim me Ramavirusin. Ta clirojnë qytetin nga ramavirusi. Këta janë kriminelë”, apeloi lideri i opozitës.