fbpx

Basha i përgjigjet SHBA-ve, me një thënie të Lincolnit

basha-selia-PD.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së ambasadës së SHBA-së, që i bënte thirrje deputetëve të mos i digjnin mandatet pasi minohej demokracia.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vendosi unanimisht për djegien e mandateve të deputetëve, Basha iu përgjigj ambasadës, duke cituar një shprehje të ish-Presidentit të SHBA-ve Abraham Lincoln.

Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe”,- shprehet Basha./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303