Basha i prerë: Emergjencë kombëtare, Edi Ramën nuk ka asnjë formulë që mund ta shpëtojë

BASHAAA.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot për mediat se nuk ka asnjë formulë që mund ta shpëtojë Edi Ramën nga humbja, dhe se fokusi i të gjithëve sot duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike e vendit.

“Nuk ka formulë që mund ta shpëtojë Edi Ramën nga zgjedhjet e 25 Prillit. Edi Rama do të largohet me votë plebishitare, do kontestojmë çdo hap antikushtetues që po miratohet sot në Kuvend. PD po bën gjithçka për interesin e njerëzve, në ndryshim nga banda që është në pushtet.  Do të doja që të gjithë të fokusoheshin te ekonomia e vendit, te familjet shqiptare që nuk kanë se çfarë të shtrojnë në tryezat e tyre.

Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është arsyeja pse kjo bandë e ka katandisur kështu vendin. Hapat që merren sot janë thellësisht antikushtetues. Analizën e kanë bërë ekspertët e PD, por ky është tmerri dhe frika e Ramës nga procesi zgjedhor. S’ka formulë që e shpëton nga votimi popullor sikur vetëm nga premtimet e pa mbajtura ai do largohet me votë plebishitare nga shqiptarët.

Do kontestohet çdo hap antikushtetues si ky i sotmi që është në kundërshtim me 5 qershorin dhe standardet e OSBE, por s’ka formulë që e shpëton këtë bandë që e cilëson Shqipërinë si çifligun e saj. Ju lus mbajeni mendjen tek ekonomia, te shqiptarët që sot do e shtrojnë vaktin e radhës vetëm me bukë. Kjo është emergjenca kombëtare, hajdutët s’ka gjë që i shpëton”,- tha kryedemokrati.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303