Basha i thotë disa prej kandidatëve të PS: Vrasës me pagesë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas mbledhjes së kryesisë së PD. Basha komentoi edhe disa emra nga Partia Socialiste, të cilët janë zgjedhur prej saj si kandidatë për këshillat bashkiakë. Basha ka quajtur vrasës me pagesë Abedin Uruçin dhe vrasës Imer Lalën.

‘Në fakt për shumicën e tyre provat kanë dalë dhe janë bërë publike, pavarësisht në disa raste disa media i shërbejnë amnezisë. Kjo është një thirrje të nxjerrin arkivin dhe ti marrin me radhë se kush janë këta kandidatë. Vrasës me pagesë si Abedin Uruci, vrasësi Imer lala, të jemi në këtë betejë aq sa mundemi. Sa të mundeni hapni arkivin se këta janë të denoncuar me emër dhe mbiemër tash e pesë vite. Imer Lala është kriminel, Bedri Hoxha nuk ka asnjë mbështetje kur bëhet fasadë me juntën. Sot ndodheni në një betejë për jetë a vdekje’, tha ndër të tjera kryetari i PD-së Basha, teksa njoftoi sot edhe datën e protestës së ardhshme të madhe të opozitës, më 25 maj. /real-news.tv/