fbpx

Basha iu përgjigjet eurodeputetëve: Pse nuk e shikoni zullumin e Ramës?!

Basha.jpg

Nga Shkodra, kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur eurodeputetëve me një thënie të Kenedit. “Kenedi pat thënë dikur “mos pyesni çfarë do bëjë vendi juaj për ju, por pyesni çfarë do bëni ju për vendin tuaj”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati u tregua i vendosur se rruga që kanë nisur nuk ka kthim dhe kjo bëhet për të sjellë në vend standardet evropiane. Basha tha se ndërkombëtarët nuk duhet t’i kërkojnë atij, asgjë që nuk do të pranoni për popujt tuaj.

Unë dua që gjithë secili prej jush që është akoma në dilemë midis realitetit të mjerë tuajin, fqinjëve tuaj, të familjarëve tuaj dhe deklaratave në lidhje me realitetin, ti bëni të njëjtën pyetje çdo miku që i do të mirën Shqipërisë. A do të pranonit për vendin tuaj këtë që i kërkoni shqiptarëve të  pranojnë për veten e tyre një kryeministër që vjen me krimin, qeverisë për krimin në vend që ti shërbejë popullit? A do të pranonit vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me PPP korruptive? A do të pranonit bashkëqeverisjen me bandat që terrorizojnë qytetarët? A do të pranonin mjerimin ekonomik, varfërinë, mungesën e shpresës dhe emigracionin? Përgjigjja e tyre do të ishte e thjeshtë dhe e qartë. Askush nuk e pranon këtë për veten e tyre. Përgjigjja ime mbetet, mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranoni për popujt tuaj. PD, unë Lulzim Basha dhe gjithë qytetarët e ndershëm jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim standardet dhe vlerat evropiane në Shqipëri“, përfundoi Basha./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303