“Basha ka vetëm një shans”. Juristi del me deklaratën e fortë, tregon skenarin që po ‘përdoret’

1580112109_BashaBerishaa.jpg

Juristi i njohur Romeo Kara ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetin social Facebook lidhur me Kreun e PD, Lulzim Basha, në një kohë që disa demokratë po kërkojnë dorëheqjen e tij. Sipas juristit, Basha ka vetëm një shans, të shpëtojë veten dhe ç’të mundet nga PD.

Postimi i juristit:

Basha mund t’a vrase babain e tij politik, por kurrsesi pa pasoja.

Gjasat do të jene qe ai të largohet prej PD-se, duke marre vetem nje grup deputetesh me vete.

Ai do t’a kete shume të veshtire apo të pamundur, për t’a nxjerre Salin nga PD, pasi SMV jane aty mbi të gjitha si SMS (Strukturat për Mbrojtjen e Saliut).

SMS veprojne si grupet e sulmit SA të Ernst Röhm te Partise Naziste, biles në nje shkalle me lart, pasi kane karakter kamikaz.

Kjo shpjegon perse PD e drejtuar nga dy juriste Basha dhe Bardhi, lejuan apo ishin të pamundur për të penguar krijimin e ketyre strukturave të paligjshme terrorri, te cilat i krijuan kosto fatale asaj.

Berisha dhe berishizmi jane të veshtira për t’u larguar nga PD, pasi PD po perdoret qarte si mjet politik dhe militar në duart e tij, per te, familjen e tij, klanin e tij dhe interesat e tyre.

Pa PD-ne e mbyllur grusht bashkuar rreth Berishes, as mbijetesa e tij nuk do te ishte e mundur.

U pa qarte se, sado makiazh politik t’i besh kesaj PD-je, me Berishen protagonist dhe master of puppets në skene dhe pas saj, ndryshimi thelbesor qe kerkon koha, eshte i pamundur prej saj.

Basha ka vetem nje shans, të shpetoje veten dhe ç’te mundet nga PD.

scroll to top