Basha “keq punët” me shifrat! Gafë për 28 Nëntor

Lideri i opozitës Lulzim Basha duket se nuk i ka mirë punët me shifrat.

Përveç llogarive gabim në shumëzim, sipas të cilit 7×7 bëjnë 42!, llogaritë i dalin të gabuara edhe sa i përket datave historike. Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë një gafë pas homazheve që mbajti këtë të mërkurë, në Varrezat e Dëshmorëve.

Veç Ditës së Flamurit, asaj të pavarësisë më 28 Nëntor të 1912-ës, demokratët kujtojnë edhe ditën e Çlirimit, 28 nëntorin 1444. Një datë që i ndan nga e majta, të cilët Çlirimin e festojnë më 29 Nëntor.

Gjatë deklaratës, Basha teksa u ndal tek dita e flamurit u shpreh se Flamuri i Kastriotëve, u ngrit për herë të parë në Kështjellën e Krujës më 28 nëntor 1944, pastaj lideri i opozitës tentoi të korigjoi këtë lapsus duke bërë një tjetër gabim pasi tha se flamuri u ngrit më 28 nëntor 1444.

Basha është shprehur: Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944, 1444 (korrigjon veten sërish gabim)

Në fakt në deklaratën për mediat të shpërndarë nga selia blu ky prononcim ishte korrigjuar duke sjellë datën e saktë të ngritjes së Flamurit në Krujë më 28 nëntor 1443.

Përshëndetje dhe gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të Flamurit, Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë së Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar! Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre 28 Nëntor 1443.”

Megjithatë ky moment nuk i ka shpëtuar kreut të qeverisë Edi Rama.

Edhe pse ishte në Vlorë, ku mori pjesë në ceremoninë për Ditën e Flamurit, në vendin ku u shënua historia e kësaj dite të veçantë për shqiptarët, Rama ka gjetur kohën të shpërndajë me video në profilin e tij në Instagram, këtë gafë të Bashës. “Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit:28 nëntor 1444”, shkruan Rama

 

View this post on Instagram

???Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944???Ah jo, prit:28 nëntor 1444???

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Lër një koment