fbpx

Basha: Krenari që më në fund Mid’hat Frashëri do të prehet në Shqipëri

auto_Basha1542191324.jpg

I pranishëm në homazhet në nder të Mid’hat Frashërit kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se eshtrat e çdo patrioti, që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheut për të cilin dhanë gjithçka, duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri.

“Një nga ditët e rralla, ndoshta të pakta që qëndrojmë me një sens krenarie, nderimi por kënaqësie.

Kënaqësi që u përmbush amaneti i Mid’hat Frashërit, detyrimi i madh kombëtar i të gjithë patriotëve shqiptarë.

Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh, patrioti të rrallë, dhe shkëncëtari të një dimensioni europian që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë deri në frymën e tij të fundit do të prehen sipas amanetit të tij.

Dua të falenderoj të gjithë ata që e bënë këtë të mundur, në vecanti deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj, Akademinë e Shkencave, kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu këtë process nderimi dhe përkujtimi për këtë burrë të jashtëzakonshëm dhe për të vendosur një shembull i cili duhet të ndiqet edhe nga shumë të tjerë.

Eshtrat e çdo patrioti, që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheut për të cilin dhanë gjithçka, duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri.

Vlerësoj iniciativën e historianit Uran Butka, përkushtimin e deputetit Agron Shehaj.

Qeveria, si administrator e taksapaguesve, nuk ka asgjë më pak se detyrimin për të kryer të gjitha procedurat për nderimin e këtij patrioti të madh”, tha Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *