Basha: Kurban Bajrami, festa e sakrificës

Pas Metës dhe Ramës, ka ardhur dhe urimi i Bashës për Kurban Bajramin.

Ai e cilëson Kurban Bajramin si festën e sakrificës dhe i uron shqiptarëve mirësi, mbarësi dhe shëndet

‘Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!’, përfundon mesazhin Basha.