Basha mbyll protestën e opozitës me këtë mesazh

Basha-12-1.jpg

Kreu i PD-së Lulzim Basha pas marshimit tek Parlamenti i ka udhëhequr protestuesit drejt selisë së PD-së ku po mbajti fjalimin përmbyllës të kësaj proteste.

Sipas Bashës, opozita fitoi shumicën absolute me 30 qershor dhe kjo gjë është arritur falë qëndresës së qytetarëve theksoi kryedemokrati.

“Falë kurajës tuaj, betejës tuaj, ditën dhe natën edhe kur gazi fluturonte në këmbët tuaja. Fala sakrificës tuaj për liri dhe demokraci, sot shumica absolute e shqiptarëve kanë përqafuar thirrjen tuaj “Rama Ik”. Edhe në ditën më të zezë qyqari hajdut, ku pa kundërshtar përballë nisi të vjedhë veten e tij. Edhe një herë dua të falenderoj secilin prej jush njerëz të sakrificës dhe betejës. Së bashku e vazhduam këtë betejë dhe sot jemi të bindur se jemi në krye të shumicës absolute”,-tha Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303