Basha: Me a pa Llesh, MB ka shkuar për dreq!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në Twitter pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi si ministër të Brendshëm zotin Sandër Lleshi.

Sipas Bashës, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq me apo pa Lleshin në krye të saj, për sa kohë është kryeministër Edi Rama.

“Me a pa Llesh, MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar”, shkroi Basha në rrjetin social.

Lër një koment