24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Basha me banorët e ‘Astirit’ në ditën e 127-ë të protestës

spot_img

Prej 127 ditësh banorët e Astirit ngrenë zërin kundër projektit që parashikon prishjen e shtëpive të tyre nga qeveria.

I pranishëm sot ishte edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili në fjalën e tij u shpreh për një projekt e tender fantazmë vetëm për të çuar milionat në xhepat e njerëzve pranë qeverisë. Basha falënderoi qytetarët për qëndresën e tyre.

“Mirëmbrëma, vëllezër dhe motra, qytetarë dhe përfaqësues të qëndresës më shembullore që Tirana ka parë prej kohësh. Kemi hyrë në muajin e 5-të të kësaj proteste të përditshme dhe përnatshme dhe për këtë meritoni respektin tonë. Shpesh kam qenë këtu dhe kam dhënë mesazhet e mia, për atë që nxorrën në pah korrupsionit. Rrënjët e Ramës janë në krimin e organizuar dhe të korrupsionit. Shtëpitë e tyre do ishin rrafshuar po të mos ishte për vendimin që ata morën, të mos ulnin kokën, për pronën e tyre dhe dinjitetin e tyre. Çdo protestë është një vendim, për 127 ditë dhe net këta banorë kanë vendosur të mos i dorëzohen krimit dhe Ramës. Këtu vendimet, siç e dinë gjithë Shqipëria dhe bota e mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore. Këtu vendimet i mori mafia, Damian Gjiknuri dhe ata të lidhur me të. Shoqëroi edhe nëna shtatzënë. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. Rama përfaqëson llumin e kësaj shoqërie që ka ardhur koha ta pastrojmë. Koha e hajdutëve merr fund së bashku me Edi Ramën”, tha Basha.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat