fbpx

Basha nderon Adem Jasharin: I dëshmoi botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria s’ka çmim

Screenshot_20-1.png

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në me rastin e përvjetorit të lindjes së Adem Jasharit. Basha thotë se  Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Ai e cilëson sakrificën e tyre sublime dhe frymëzim hyjnor për çdo shqiptar.

“Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.

8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.

Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari!”, shkruan Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303