35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Basha ndërpret vizitën në Vjenë, kthehet në Tiranë

spot_img

Situata politike e paprecedentë në Shqipëri, me opozitën jashtë parlamentit dhe me mandate të dorëzuara dje pas protestës tek parlamenti, ka detyruar kreun e Partisë Demokratike të qëndrojë vetëm disa orë në Vjenë.

Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, me disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Lulzim Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.

Burime zyrtare nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se në orën 18.00 kreu i opozitës ka thirrur mbledhjen e kryesisë së PD me një pikë në rendin e ditës: hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.

Dje, pas protestës para parlamentit, deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht dorëheqjen nga mandati, me qëllim krijimin e një krize institucionale, krimin e një qeverie tranzitore dhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat