Basha në Burrel, fton qytetarët në protestë

Basha-Burrel.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në qytetin e Burrelit, në kuadër të turit që ai po zhvillon në qytete të ndryshme të vendit pak ditë përpara protestës së 16 shkurtit.

Ai ftoi të gjithë qytetarët e Burrelit që të bashkohen në protestën masive, e cila sipas Bashës synon që të largojë  një orë dhe më parë pushtetin e të korruptuarve.

Basha në takim me qytetarët u shpreh se problemi kryesor është vjedhja e taksave  dhe bashkëpunimi i pushtetit me oligarkët.

“Taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë dhe e naftës nuk janë thjesht rritje, por kjo është vjedhje. Këta janë kapur duke vjedhur studentët, janë kapur duke vjedhur edhe votat dhe këtë e tregoi Zëri i Amerikës. Sot shqiptarët e kanë parë se këta kanë dalë lakuriq, sepse u kapën duke vjedhur.

Ju ftoj të gjithë me 16 shkurt, nga gardhi matanë policëve është hajduti, ndërsa pjesa këtej është pala e vjedhur. Na ndihmoni të hapim atë derë. Të bashkohemi të gjithë për  Shqipërinë si gjithë Evropa. Hajdutët duhet të shkojnë në burg. Ky është thelbi i ditës së shtunë”, tha Basha. (real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303