Basha në Durrës: Qytetarët të shqtësuar, nuk është interesuar askush

78822809_2799572596760570_4793291997504864256_o-770x433.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar nga Durrësi se qytetarët janë të shqetësuar pasi sipas tyre askush nuk është interesuar për gjendjen e tyre madje dhe kur kanë kërkuar informacion në bashki.

Në një postin në Facebook, Basha shkruan se vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende dhe kjo ka bërë që banorët të ndjehen të pasigurt për tu kthyer në apartamentet e tyre dhe kanë ditë të tëra që flenë me fëmijët në çadra ose makina.

“Qeverisja lokale dhe qendrore e ka për detyrë tu vijë në ndihmë dhe tu përgjigjet qytetarëve në çdo kohë, dhe tani më shumë se kurrë për shkak të traumës që kanë kaluar nga tërmeti.

Vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa. Për këtë arsye qeveria duhet të angazhojë pa humbur kohë inxhinierët që janë të gatshëm të kontribojnë. Organizimi dhe autorizimi shtetëror i një kontigjenti prej 500 inxhinierësh të gatshëm të angazhohen, do të mundësonte përfundimin pa sorollatje të vlerësimit të çdo objekti të dëmtuar nga tërmeti, në mënyrë që qytetarëve tu jepet qartësi dhe siguri.”, shkruan ndër të tjera Basha.

scroll to top