Basha në Dvoran: 100 milionë euro subvencione për fermerët

lulu.jpg

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka mbyllur turin e tij në qytetin e Korçës me takimin që pati me fermer të Dvoranit.

Fermerët u ankuan tek Basha për mungesën e ndihmave nga shteti, si dhe specifikuan si problem mungesën e frigoriferëve dhe tapitë e tokave që ende nuk i kanë marrë.

Basha përsëriti zotimin e tij se qeveria e ardhshme do të jap 100 milion euro subvencione për fermerin shqiptarë. Ai gjithashtu tha se një nga sektorët që do të mbështetet do jetë agroturizmi.

“Pas këtij, katër vjeçarin  e parë do të japim 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptarë. Do ta vendosim pra në pozita të barabarta me fermerin e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës të paktën. Ata e marrin mbështetjen nga shteti dhe e sjellin me çmim më të ulët. Normalisht qytetari shqiptarë edhe po mos të ishte në këtë krizë të thellë ekonomike që është do të zgjedhë një çmim më të arsyeshëm. Imagjinoni tani që kriza ua ka zbrazur xhepat. Sapo thamë janë dhjetëra mijëra familje shqiptare që janë futur në borxh, në borxh për të paguar ilaçet e COVID-it.

Agroturizmi është një nga degët që po rritet më fuqishëm në Europë. Dhe këto janë zona të mrekullueshme ku me pak investim, me disa grande qeveritare apo grande nga BE-ja. Grante nga BE-ja, të bëjnë të mundur ndërtimin e bujtinave apo restoranteve. Këto janë problemet e vërteta dhe këto do të kenë zgjidhje të drejtpërdrejta.

Tani për dy probleme të tjera që parashtrohen në mënyrë më absolute, policia nën qeverisjen time do të ketë një dhe vetëm një rol, që është roli themelor i shtetit, të garantojë jetën dhe sigurinë tuaj, jo t’ju bjerë në qafë. Oficeri i policisë së shtetit, punonjësi i policisë së shtetit do të ketë vendin e merituar dhe rolin e merituar siç e kanë një shoqëri  moderne, që garanton jetën dhe sigurinë e njerëzve, jo të merret me traktorët e fermerëve. Padiskutim atë që the, sigurimi minimal, siç është praktikë kudo dhe s’kemi pse të bëjmë përjashtime dhe pastaj gjithçka do të bazohet tek liria. Liria përkthehet në mundësi, mundësia përkthehet në mirëqenie! Këto janë fjalët që ju jap sot!” – tha Basha. 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303