Basha në Dvoran: Kush shet votën, mos të flasë për mollën!

basha-dvoran.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me fermerë e banorë, këtë të shtunë në Dvoran të Korçës.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, fermerët theksuan se kanë 5 vjet që nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti.

“Sivjet nuk ka ardhur një maune me targa të huaja. Më parë vinin shqiptarët e Kosovës, vinin maqedonasit. Tani as edhe një. Nuk e di arsyen se pse nuk vijnë. Thonë që referencat në doganë… që qeveritë e huaja”, tha një fermer.

“Jemi gati t’i shesim nën kosto prodhimet tona”, tha një tjetër.

Basha theksoi se vështirësia e fermerit sot është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisjes së keqe me të cilën Rama ka zgjedhur të drejtojë vendin.

“Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. T’i ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. E pastaj vijnë të gjithë politikat, vijnë mbështetja e politikave të bujqësisë dhe e subvencioneve, që edhe molla juaj të dalë të paktën në tregun e Kosovës. Së dyti, të sjellim investime këtu, sepse të gjithë këto tonelata mollë, pse të ngarkohen në kamionë, por të hapet fabrika këtu. Por, sa kohë kryeministri dhe ministri i Brendshëm e kanë mendjen si të shpëtojnë veten… Prandaj duhet të ndërmarrim hapin kryesor, ta pastrojmë politikën nga krimi”, tha Basha me fermerët korçarë.

scroll to top