Basha në Kosovë, kokë më kokë me Kryeministrin Hoti, zbardhet takimi….

basha-4.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar pak më parë një takim me kryeministrin Hoti, të dy janë duke folur për mediat.

Basha i ka shprehur Hotit mbështetjen e plotë të tij dhe të opozitës së bashkuar për procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa ka theksuar dhe vendimin e parë që do të marr kur të bëhet kryeministër.

“Ju siguroj se te PD do të keni një partner të devotshëm për bashkëpunim siç ishte Rruga e Kombit, dhe do të vazhdojë më tej… Një ndër vendimet e para të mia si kryeministër i dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Ky ka qenë një vendim i padrejtë që rëndon ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe pamundëson eksportin dhe importin e mallrave”, tha Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303