fbpx

Basha në twitter, reagon për “MiniSchengenin Ballkanik”

auto_lulzim_basha_ok1571650257.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ka komentuar Samitin e Ohrit, në kuadër të projektit “MiniSchengeni Ballkanik”, ku veç Aleksander Vuçiç dhe Zoran Zaev, merr pjesë edhe kryeministri ynë Edi Rama.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”, shkruan Basha.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303