Basha nga Laçi: Qeveria Rama, drejt dështimit total

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm ditën e sotme në një takim me strukturat e degës së PD-së në Laç.

“Të majtët në qeverisjen vendore në Kurbin kanë treguar qeverisjen e tyre, në kunderin e investimeve dhe mirëqenës së qytetarëve. Qytetarët kurbinas janë varfëruar akoma dhe më shumë nga mungesa e dorës së shtetit, janë shtuar të papunët dhe po falimentojnë bizneset, ç’ka tregon se qeveria Rama është drejt dështimit total, dhe favorizon krimin”, tha Basha.

Së fundmi, Basha tha se gjatë të gjithë muajve të verës, opozita do vijojë me zhvillimet e saj politike./real-news.tv