fbpx

Basha nga Patosi: Arsyeja përse nuk i përgjigjem sulmeve e akuzave të Ramës

Screenshot_15-16.jpg

Lideri i opozitës Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në Patos tha se në këto 8 vite qeveria nuk ka mbështetur të rinjtë.Ai gjithashtu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë plan konkret dhe e ndjen se do të humbasë, kjo është edhe arsyeja sipas kryedemokratit që në takimet elektorale vetëm shan dhe akuzon kundërshtarët politikë.Basha në këtë bashkëbisedim tha se ka zgjedhur që të mos i përgjigjet kryeministrit me të njëjtën gjuhë sepse qytetarët tashmë janë lodhur nga akuzat dhe sharjet e politikanëve me njëri-tjetrin.Ai theksoi se ka zgjedhur që të merret me hallet e qytetarëve dhe se Rama i përket të shkuarës.

“Sot nga Patosi do t’i jap përgjigje pyetjes se përse nuk replikoj me Ramën kur më sulmon…Ai shan sepse e ndjen që po humb… Unë nuk i përgjigjem sepse njerëzit ndaj janë mërzitur nga politike. Ai është e shkuara për mua është e shkuara. Nuk kemi kohë më për të humbur me gërr-vërre të tilla. Nëse unë i përgjigjem atij, kthehem në një batak konfliktesh që i ka lodhur njerëzit, në fakt mua nuk më intereson ai sepse 25 prilli nuk është për të , as për mua por për popullin. Nuk i jam përgjigjur dhe nuk kam ndërmend t’i përgjigjem dhe të futem në atë batak. Unë do të merrem me ju dhe zgjidhjen e halleve dhe problemeve tuaja”, tha Basha.“Dhelpra Edi Rama nuk bëri asgjë. Tani del dhe thotë do t’ju bëj vaksinë. Ju duhet të bëheni të gjithë bashkë për ta mundur sepse ai është intrigant”, tha më tej një qytetare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303