33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Basha nga protesta: Rama sulm me lëndë kimike, i ka shpallur luftë qytetarëve

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar si shpallje lufte ndaj qytetarëve hedhjen e gazit lotsjelllës, të cilin ai e konsideroi ‘lëndë kimike’.

Ai iu është drejtuar tre herë qytetarëve gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita e bashkuar. “Sot Rama ka urdhëruar një akt të pa ndodhur më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, grave shtatzëna, në të drejtën legjitime në protestën kundër kuvendit të krimit. Sot Rama i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të PD-së, dhe opozitës dhe shqiptarëve, i them Edi Ramës, se me këtë akte shpallje lufte të qytetarëve koston do ta kesh 100 % ti”, deklaroi Basha.

Kreu i PD tha më tej se nuk ka frikësim dhe se beteja e nisur është pa kthim. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat