Basha: Një qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të parakohshme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka organizuar një takim të titulluar ‘Arti në mbrojtje të Demokracisë’, ku të ftuar ishin aktorë dhe intelektuale. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se duhet një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme për daljen nga kjo krizë.

Më tej, kryetari i PD u shpreh se mendimi i aktorëve dhe intelektuale do të jetë një hap i parë i një reflektimi më të thellë për opozitën sa i takon misionit të saj: largimi i Ramës.

“Opozita, PD dhe unë jemi të vendosur që këtë betejë të mos e shohim jo vetëm për largimin e  kreut të këtij regjimi, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të reformuar të gjitha këto aspekte. Të gjithë bashkë pavarësisht bindjeve politike dhe në veçanti elita e vendit të japë kontributin e saj për t’i dhënë fund këtij tranzicioni të zgjatur. Vlera kryesore e të qeni bashkë në këtë tryezë është marrja  mendimit tuaj në mënyrë të hapur natyrisht pa dorashka me frymë realiste dhe kritike si një hap i parë të një reflektimi të thellë të opozitës për sa i përket një misioni të gjatë”, theksoi Basha./real-news.tv