Basha nuk heq dorë nga ‘Rama ik’: PD do ta bëjë…

Në një kohë kur Presidenti i vendit, Ilir Meta, bën thirrje për dialog duke thënë se liderët e partive në vend duhet të heqin dorë nga kokëfortësia, kreu i opozitës Lulzim Basha vijon t’u qëndrojë kushteve të vendosura prej tij për të larguar Ramën nga pushteti dhe një qeveri tranzitore. Por ndryshe nga Basha vijon të jetë Levizja socialiste për Integrim të cilët kanë deklaruar se janë të gatshëm për zjedhje më 13 tetor, datë kjo e dekretuar nga presidenti Meta. Po kështu edhe kryebashkiakët e djathtë kanë dalë kundër Bashës duke thënë se ata njohin 13 tetorin e Metës si datë për zgjedhjet lokale.

Nga  Prrenjasi kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se në fund të kësaj beteje, nuk do të ketë vetëm rotacion politik, por fundi i tranzicionit. Duke drejtuar gishtin tek Edi Rama si fajtori kryesor për krizën ekonomike e sociale të vendit, Basha tha se PD ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëve tek qeverisja.

Shqiptarët të papunë dhe në varfëri të thellë, Rama, Dako, Gjiknuri dhe Balla në lluks dhe përvetësojnë miliona euro. Prangat për pushtetarët e korruptuar e të lidhur me krimin janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa. Babëzia me të cilën Rama grabit buxhetin e shtetit, pasurinë e vendit, mineralet, naftën, bregdetin, pyjet, ujrat, guroret, gjithçka është arsyeja pse shqiptarët janë të papunë, pse varfëria thellohet, ndërsa Rama, Dako, Gjiknuri dhe Balla kridhen në lluks dhe përvetësojnë miliona euro”  ka thënë Basha.

Më pas ai ka deklaruar se 85% e shqiptarëve duan ndryshimin e pushtetit.

“Asnjë plan tjetër nuk ka Edi Rama dhe banda e tij përveç grabitjes së pasurive publike si te Teatri Kombëtar ku do të përfitojë 200 milionë euro me 6 kullat e drogës. Asnjë ofertë zhvilimi përveç granitjes së bregdetit nga Saranda dhe Himara në Shëngjin e Velipojë. Milot-Balldreni, Unaza e Re janë po ashtu grabitje me ligj e dhjetëra miliona eurove nga Edi Rama.”Bashkë me 85% të shqiptarëve që duan ndryshim, do ta largojmë këtë bandë. Vendi i tyre është para drejtësisë me pranga në duar, nga i pari tek i fundit. Fundi i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të korruptuar e të lidhur me krimin është fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa” – deklaroi lideri i opozitës.Ne e dimë që në fund të kësaj rruge nuk do të kemi vetëm rrotacion politik por do të kemi fundin e tranzicionit dhe Partinë Demokratike në krye të alenacës sonë qeverisëse për të hapur rrugën e standardit të vërtetë europian, për të bërë realitet Shqipërinë e standartit europian në çdo fushë. Largimi i Edi Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm. Vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër mund të garantojë votën e qytetarët. Ne e dimë se me votë të lirë dhe të ndershme, Rama është larguar, PD është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit, – u shpreh Basha

Më pas sipas Bashës 30 qershori ishte farsë dhe nul dhe se opozita do jenë në krah të qytetarëve për të mbrotjur pushtetin lokal nga uzurpimi antikushtetues i tij.

Ne do të qendrojmë së bashku, me të gjitha format dhe mënyrat, në krah të qytetarëve, për të kundërshtuar me të gjitha format dhe mënyrat uzurpimin e dhunshëm të pushtetit vendor.  Ne nuk pranojmë kurrë këtë uzurpim antikushtetues dhe antiligjor. Aty ku pushteti i paligjshëm, i lindur nga vota e blerë me paratë e drogës dhe të krimit, përpiqet të uzurpojë pushtetin e ligjshëm, pushtetin legjitim të qytetarëve, aty, çdo lloj forme rezistence është legjitime, është e përligjur, dhe ne jo vetëm nuk do ta frenojmë, por do ta inkurajojmë. Jemi të vendosur që shumicën “Rama ik” të 30 qershorit ta kthejmë në forcën e ndryshimit që kërkon çdo shqiptar, që do t’i japë fund braktisjes së vendit për t’u larguar në emigracion, politikave të shpunësimit, shkatërrimit të ekonomisë. Ne do të mundësojmë hapjen e mijëra vende pune në sektorë të pashfrytëzuar deri më sot, me paga dinjitoze për rininë shqiptare dhe zhvillimin ekonomik.” – vuri theksin në fjalën e tij Basha.