fbpx

Basha nuk ndalet, insiston në idenë e tij: Çdo ditë e humbur kushton jetë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, vijon të insistojë në qëndrimin e tij se Qeveria duhet me patjetër të shtojë numrin e testimeve. Në një status në Facebook, Basha shkruan se çdo ditë që kalon kushton jetë dhe i bën thirrje qeverisë që të shtojë në mënyrë urgjente testimet. Sipas Bashës, testimet janë mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

“Qeveria të shrojë urgjentisht numrin e testimeve. Çdo ditë e humbur kushton jetë! Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit. Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike. Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike. Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!”– thuhet në statusin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.