23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Basha: Opozita do dialogojë vetëm me qytetarët

spot_img

Pas Ramës, shefi i Zgjerimit të Be, Christian Danielsson ka zhvilluar një tjetër takim le liderin e opozitës, Lulzim Basha dhe aleatët e tij. Menjëherë pas takimit, Basha ka deklaruar se palët folën për situatën  politike në vend dhe problematikat.

“Sot opozita ka pasur një mundësi tjetër për t’i qëndruar kësaj beteje për çlirimin e Shqipërisë. Po ashtu kemi shprehur vendosmërinë tonë që jo vetëm të largohet Rama, por të shembet ky sistem. Zgjedhjet e ardhshme të mos kapen kurrë nga krimi i organizuar. Që të kemi institucione kushtetuese që përgjigjen para qytetarëve, jo si sot ku qeveria, kuvendi, drejtësia, media dhe ekonomia janë në dorë të një njeriu. Për këtë kemi pasur mundësi të flasim sot, për vizion e nesërm. Ne na duhet patjetër të shembim këtë sistem”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD deklaroi se opozita do dialogojë vetëm me qytetarët për hapat në vijim.

“Ne e konsiderojmë Ramën të rrëzuar. Rezultatet do të vijnë nga shqiptarët. Formula e zgjidhjes është kjo, regjimi i Ramës ka mbaruar. Opozita ka për detyrë që këtë rrugë ta ndërtojë me vizionin ku qeveria dhe Parlamenti janë në krah të njerëzve, kundër kriminelëve. Te vullneti politik, hetim i plotë i dosjes 389, 184 çuarja para drejtësisë të politikanëve që kanë blerë vota”, përfundoi Basha./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat