fbpx

Basha paralajmëron shqiptarë: Katastrofa është në prag

Në një takim me mjekët dhe ekspertët demokratë në selinë e PD-së, lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmëruar shqiptarët se ditë të vështira po vijnë.  Kreu i Partisë Demokratike thotë se pritet situatë “katastrofike” në sistemin shëndetësor shqiptar.

, Basha tha se për këtë katastrofë do të kontribuojë edhe gripi sezonal, duke shkaktuar dyndjen në dyert e spitaleve të shumë qytetarëve që do të dyshojnë se janë prekur nga COVID.

“Situata paraqitet në prag të k.atastrofës. Kjo mbledhje nuk është e parakohshme, jemi futur tashmë në garë me kohën. Është e pafalshme që 6 muaj pas pandemisë, ju mjekët, familjarët nuk kanë asnjë informacion mbi masat që janë marrë. Që është dështim, kjo është e padiskutueshme. Nuk ka valë të dytë, jemi në bishtin e së njëjtës valë. Pandemia ka marrë dimensione të frikshme”, tha Basha.