fbpx

Basha: Partnerët evropianë dështuan me reformën në drejtësi

basha-5.jpg

Lulzim Basha akuzoi partnerët europianë se dështuan me reformën në drejtësi. Kryedemokrati deklaroi në Vizion Plus se ata nuk e mbajtën fjalën në lidhje me miratimin e 7 ligjeve të Reformës në Drejtësi, ndërsa amerikanët e mbajtën fjalën për SPAK dhe BKH.

Sipas Bashës, është për të ardhur keq sesi komisioneri Hahn dhe Mogherini vijojnë të mbajnë deklarata pozitive për reformën në një kohë kur në vendin tonë nuk është ngritur as Gjykata Kushtetuese as ajo e Lartë.

“Kushtetuta dhe ligjet nuk i japin asnjë rol opozitës. E vetmja rrugë ishte ajo e ndryshimeve Kushtetuese. Partneret europian deshtuan qe te mbani fjalen e dhënë për miratimin e 7 ligjeve të Reformës në Drejtesi, me konsensus. Ameriaknët e mbajtën fjalën në lidhje me SPAK dhe BKH ndërsa europianët dështuan. Është për të ardhur keq ajo që u tha aty pasi dhe zotit Hahn dhe Mogherinit po iu mbaron mandati dhe në vendin tonë akoma nuk është ngritur as Gjykata Kushtetuese as ajo e Lartë. Pra që do të thotë se nuk mund të mbahet fryma positive vetëm me deklarata”, u shpreh Basha.

Ndërsa, sa i takon rastit Lleshaj, Basha tha para gazetarit Sokol Balla se ky rast nuk ka asnjë rëndësi për opozitën. Basha u shpreh se për sa kohë Rama është kryeministër nuk ka asnjë rëndësi se kush është ministër i Brendshëm.

“Rasti Lleshi? Nuk ka asnjë rëndësi për ne nëse emerohet apo jo ai. Ministria mbetet nën kthetrat e Edi Ramës. Akti i Presidentit, të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Sa kohe Kryeministër është Edi Rama, nuk ka asnje rëndesi kush është minister. Krimi ka marrë në dorë kontrollin e qyteteve dhe të rrugëve. Lleshi është i parëndësishëm. Rendi është në kolaps kjo është çështja. Të gjithë ministrat e emëruar nga Rama janë të lidhur me krimin. Kjo ka qenë një skemë e ndërtuar prej kohësh ku eksopnentët më të lartë socialist kanë ndërtuar skemën e shitblerjes së votës”, theksoi Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *